Ndërlidhjet

Pantiq: Organizim jo i mirë nga OSBE-ja


Foto arkiv
Foto arkiv
Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, pret që zgjedhjet e sotme serbe të kalojnë pa probleme sa i përket situatës së sigurisë, por, megjithatë, thotë se janë vërejtur disa probleme me listat zgjedhore.

Ai kritikon OSBE-në për, siç thotë, organizim jo të mirë të zgjedhjeve.

“Është fakt se një numër i madh i qytetarëve nuk janë përfshirë në listat e votuesve dhe ka mjaft probleme. Përfaqësuesit e OSBE-së vështirë gjenden në vendvotime dhe kjo me siguri do të çojë deri te ajo që dalja në votime të jetë shumë më e vogël sesa që është interesimi i qytetarëve për këto zgjedhje. Kjo, në njëfarë mënyre, e vë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve”, thotë Pantiq për Radion Evropa e Lirë.

Misioni i Orfanizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë lehtëson zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG