Ndërlidhjet

logo-print

Klintoni - presion Indisë për naftën iraniane


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, do të shfrytëzojë vizitën e saj dyditore në Indi për të kërkuar reduktim të mëtejshëm të importeve të naftës iraniane.

Zyrtari që ka udhëtuar me Klintonin në Bangladesh, para arritjes së saj në Indi, ka thënë se kjo çështje do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve të sekretares me udhëheqësit indianë.

India ka nevoja të jashtëzakonshme të energjisë dhe ka shënuar ca progres në lehtësimin e varësisë së saj nga nafta iraniane. Por, Shtetet e Bashkuara duan të shohin më shumë.
XS
SM
MD
LG