Ndërlidhjet

Zveçani voton edhe në zgjedhjet lokale


Foto arkivi

Foto arkivi

Kryetari ilegal i Zveçanit, Dragisha Milloviq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se votimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe në këtë komunë kanë nisur pa probleme, ndërkohë që, sipas tij, po votohet edhe për zgjedhjet lokale.

“Sipas informatave që kam unë, zgjedhjet kanë nisur me kohë dhe pa probleme të mëdha. Shpresojmë që kështu të vazhdojë deri në fund të ditës. Pa probleme kanë nisur edhe votimet për zgjedhjet lokale. Në këto votime nuk ka vëzhgues të OSBE-së. Unë nuk pres probleme as për zgjedhjet lokale, sidomos duke pasur parasysh që sot është festa e Shën Gjergjit dhe pres që gjithçka të përfundojë në atmosferë të qetë, tolerante dhe demokratike”, ka thënë Milloviq.

Serbët e Zveçanit dhe të Zubin Potokut kanë këmbëngulur në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë, me gjithë vërejtjet e Beogradit dhe kundërshtimet e Prishtinës.

OSBE-ja po lehtëson vetëm zgjedhjet për parlament dhe president të Serbisë, për qytetarët serbë të Kosovës.

Policia e vendit ka thënë se ka dy opsione për zgjedhjet lokale – ose do t’i ndalojë, ose do t’i injorojë – varësisht nga situata.
XS
SM
MD
LG