Ndërlidhjet

Ahmadinexhadi humb në balotazh


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.

Rezultatet finale të balotazhit të së premtes në Iran tregojnë se kundërshtarët e presidentit Mahmud Ahmadinexhad kanë fituar shumicën e vendeve në legjislaturë.

Mediat iraniane raportojnë se rivalët e tij kanë fituar 41 ulëse, ndërsa mbështetësit vetëm 13. Në balotazhin zgjedhor, të kontestuara kanë qenë 65 vende. Njëmbëdhjetë nga to i kanë siguruar të pavarurit.

Raundi i parë i votimeve, që është zhvilluar në muajin mars, u ka dhënë rivalëve të Ahmadinexhadit shumicën në Parlamentin 290-anëtarësh.

Parlamenti në Iran nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi çështjet e rëndësishme politike, siç është programi bërthamor i këtij vendi, por mund të ndikojë garën për pasardhësin e Ahmadinexhadit në 2013-ën.
XS
SM
MD
LG