Ndërlidhjet

Protesta dhe festë për Putinin


Presidenti i zgjedhur rus, Vladimir Putin.

Presidenti i zgjedhur rus, Vladimir Putin.

Mbështetësit dhe kundërshtarët e Vladimir Putinit pritet të mbushin rrugët e Moskës të dielën, vetëm një ditë para se presidenti i zgjedhur të bëjë betimin.

Kritikëve të udhëheqësit rus u është dhënë leja të mbajnë “Marshin 1 Milionësh”, edhe pse autoritetet e kanë limituar atë në vetëm 5,000 mijë.

Koalicioni i mbështetësve të Putinit ka thënë se nuk ka nevojë të marrë leje “për të festuar”.

Putini do të betohet për mandatin e tretë presidencial, të hënën para Kremlinit.

Ai ka shërbyer në postin e presidentit edhe në periudhën 2000-2008. Në katër vjetët e fundit ishte kryeministër i Rusisë.
XS
SM
MD
LG