Ndërlidhjet

Kosova e Tajlanda - së shpejti me marrëdhënie diplomatike


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës në Tajlandë, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Qeverisë së Mbretërisë së Tajlandës, shoqërisë civile dhe me diplomatë dhe përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministri Hoxhaj mësohet të ketë theksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Tajlandës dhe nga shtetet tjera të Azisë.

“Procesi i njohjes së Republikës së Kosovës është i pakthyeshëm. Me njohjen e Kosovës, Mbretëria e Tajlandës dhe shtetet tjera të Azisë do të kontribuojnë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan dhe Evropë”, citon komunikata e MPJ-së Hoxhajn.

Zëvendësministri i Jashtëm tajlandez, Jullapong Nonsriçai, ka siguruar diplomatin kosovar se, shumë shpejt, të dyja vendet do të lidhin marrëdhënie diplomatike.
XS
SM
MD
LG