Ndërlidhjet

Opozita siriane apelon për bojkot të zgjedhjeve


Homs, Siri

Homs, Siri

Grupet opozitare në Siri kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare, të caktuara për 7 maj, duke i cilësuar ato si “tallje me qytetarët”.

Thirrja vjen derisa dhuna në vend vazhdon, sidomos në provincën lindore Deir al-Zour.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se mbi 600 njerëz kanë humbur jetën në Siri që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, muajin e kaluar.

Armëpushimi është pjesë e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në më shumë se një vit trazira.

Protestuesit kërkojnë largimin nga pushtetit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG