Ndërlidhjet

logo-print

Francë - pjesëmarrje më e lartë e votuesve


6 maj 2012

6 maj 2012

Pas disa orë votimesh në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, pjesëmarrja vlerësohet të jetë më e lartë se në raundin e parë të 22 prillit, por më e vogël se pjesëmarrja rekorde në vitin 2007.

Sipas shifrave zyrtare, mbi 30 për qind të qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 10 të paradites.

Sondazhet e opinionit tregojnë sfidantin socialist, Fransua Holland, para presidentit Nikolas Sarkozi.

Nëse fiton, Holland do të bëhej presidenti i parë socialist i Francës që nga viti 1995, kur Fransua Miternad ka lënë zyrën.

Udhëheqja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, e cila në raundin e parë ka përfunduar e treta, nuk ka votuar për asnjërin nga kandidatët në balotazh.

“Kam thënë edhe më herët se do të hedh fletëvotim të zbrazët. Nuk kam ndërruar mendje në ndërkohë”, ka thënë Le Pen.

Rezultatet preliminare priten pasdite, rreth orës 20:00.
XS
SM
MD
LG