Ndërlidhjet

Shpërthim në uzinën petrokimike - 12 të vrarë


Kryeministri tajlandez, Yingluck Shinawatra, bisedon me njërin nga punëtorët e lënduar në uzinë.

Kryeministri tajlandez, Yingluck Shinawatra, bisedon me njërin nga punëtorët e lënduar në uzinë.

Dymbëdhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi dhe zjarri në një uzinë petrokimike të Tajlandës.

Punëtorët dhe mbi 1,000 banorë janë evakuuar nga lokacioni, i cili ndodhet rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Bangkok.

Hetimet e para sugjerojnë se zjarri ka shpërthyer kur punëtorët kanë nisur pastrimin e një cisterne kimike.
XS
SM
MD
LG