Ndërlidhjet

Kosovë - deri në 14:00 kanë votuar 17% e serbëve


Mitrovicë, 6 maj 2012.

Mitrovicë, 6 maj 2012.

Zëdhënësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me mision në Kosovë, Nikolla Goan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri në orën 14 kanë votuar 17 për qind e votuesve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë.

Me të drejtë vote janë 109,000 qytetarë serbë të Kosovës.

"Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë. Nuk ka pasur incidente për të cilat jam njoftuar", ka thënë Goan.

Procesin e zgjedhjeve serbe në Kosovë po e përcjellin rreth 500 shërbyes të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG