Ndërlidhjet

Protesta në Moskë


Moskë, 6 maj 2012.
Moskë, 6 maj 2012.
Disa mijëra protestues janë tubuar në Moskë për të protestuar kundër inaugurimit të Vladimir Putinit në mandatin e tretë presidencial.

Tubime kanë organizuar edhe mbështetësit e presidentit të zgjedhur rus.

Opozita thotë se policia ka bllokuar shumë stacione të metrosë në qendër të qytetit, për të kufizuar madhësinë e demonstratës.

Putini do të betohet nesër para Kremlinit.

Ai ka shërbyer si president i Rusisë edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG