Ndërlidhjet

Peruanët "të qëndrojnë" larg plazheve


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Perusë u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg plazheve derisa të kryhen hetimet për ngordhjen e pashpjegueshme të qindra delfinëve dhe pelikanëve.

Së paku 1,200 zogj, shumica pelikanë, kanë ngordhur në bregdetin verior të Perusë, në javët e fundit. Kjo, pasi qindra delfinë kanë ngordhur në të njëjtën zonë.

Ministria e Bujqësisë ka thënë se testet fillestare të disa pelikanëve të ngordhur kanë vënë në dukje mosushqyeshmërinë.

Oskar Dominguez, nga Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se ekspertët kanë përjashtuar gripin e shpendëve.
XS
SM
MD
LG