Ndërlidhjet

Tornado godet Japoninë


Tuskuba - qyteti i goditur nga stuhia - 6 maj 2012.
Tuskuba - qyteti i goditur nga stuhia - 6 maj 2012.
Një tornado i fuqishëm ka kaluar përmes Japonisë lindore të dielën, duke vrarë një person dhe plagosur të paktën 30 të tjerë.

Disa shtëpi janë shkatërruar dhe mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Tornadoja ka goditur qytetin Tsukuba, rreth 60 kilometra në verilindje të Tokios.

Policia tha se një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën në spital nga plagët e marra gjatë stuhisë.

Agjencia Japoneze e Motit ka lëshuar paralajmërimin para tornados, duke u bërë thirrje njerëzve të kërkojnë strehime të sigurta.
XS
SM
MD
LG