Ndërlidhjet

Përfundojnë votimet në Greqi


Athinë, 6 maj 2012.

Athinë, 6 maj 2012.

Në Greqi kanë përfunduar votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Partitë udhëheqëse – majtistja PASOK dhe konservatorja Demokracia e Re – duket se kanë pësuar humbje masive.

Exit poll-et tregojnë se ish-shumica socialiste ka kaluar në vendin e tretë, ndërsa Demokracia e Re prin, por i mungojnë mjaft për të formuar qeverinë.

Po sipas exit-polleve, partia që nuk mbështet masat shtrënguese, Syriza, ka dalë në vendin e dytë.

Pas dy vjetësh aplikimi të masave shtrënguese për shkak të krizës ekonomike dhe financiare që ka goditur Greqinë, votuesit duket se kanë ndëshkuar PASOK-un dhe Demokracinë e Re – dy partitë që kanë udhëhequr vendin për afro 40 vjet.

Greqia varet nga miliarda euro të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe duhet të zbatojë edhe më shumë masa shtrënguese muajin e ardhshëm, nëse do që të marrë më shumë para.
XS
SM
MD
LG