Ndërlidhjet

Rreth 400 protestues arrestohen në Moskë


Moskë, 6 maj 2012.

Moskë, 6 maj 2012.

Policia e Moskës ka arrestuar të paktën 400 persona, përfshirë tre liderë opozitarë, në protestën masive të opozitës.

Forcat e rendit janë përleshur me një grup protestuesish, të udhëhequr nga Sergej Udaltsov dhe Aleksej Navalni, të cilët janë ndarë nga turma prej rreth 20,000 personash dhe kanë bërë përpjekje të marshojnë drejt Kremlinit.

Udalstov, Navalni dhe lideri tjetër opozitar, Boris Nemtsov, janë arrestuar gjatë përleshjeve.

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se të paktën 12 policë janë lënduar.

Protesta është zhvilluar në shenjë revolte ndaj inaugurimit të Vladmirir Putint për mandatin e tretë presidencial.

Betimi i tij pritet të bëhet nesër para Kremlinit. Putin ka shërbyer në këtë post edhe në periudhën 2000-2008, ndërsa në katër vjetët e fundit ka qenë kryeministër i Rusisë.
XS
SM
MD
LG