Ndërlidhjet

Mbyllen vendvotimet në Serbi


Beograd, 6 maj 2012.

Beograd, 6 maj 2012.

Në Serbi kanë përfunduar votimet për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale.

Për postin e presidentit kanë garuar 12 kandidatë – në mesin e tyre Boris Tadiqi dhe Tomisllav Nikolliqi, të cilët pritet të shkojnë në balotazh.

Tadiqi ka ngecur në sondazhet e opinionit, sidomos për shkak të gjendjes ekonomike në vend. Në zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike e tij pritet të përfundojë pas Partisë Progresive të Nikolliqit.

Por, megjithatë, analistët thonë se kampi pro-evropian ka më shumë shanse se blloku nacionalist për të formuar koalicionin e ri qeveritar.

Rezultatet e para preliminare priten në çdo kohë.
XS
SM
MD
LG