Ndërlidhjet

Sarkozi pranon fitoren e rivalit


Presidenti i deritashëm i Francës, Nikolas Sarkozi
Presidenti i deritashëm i Francës, Nikolas Sarkozi
Presidenti i deritashëm i Francës, Nikolas Sarkozi, ka pranuar fitoren e rivalit socialist, Fransua Holland.

"Franca ka president të ri të Republikës - kjo është zgjedhje demokratike. Fransua Holland është presidenti i ri i Francës dhe ai duhet të respektohet", ka thënë Sarkozi.

Para mbështetësve të tij, Sarkozi ka thënë po ashtu se "mban përgjegjësinë për humbjen".

Sipas rezultateve preliminare të balotazhit të së dielës, Holland ka siguruar 52 për qind të votave, ndërsa në favor të Sarkozisë kanë qenë 48 për qind e tyre.

Holland do të jetë presidenti i parë socialist që nga viti 1995 kur Fransua Miterand ka lënë zyrën.
XS
SM
MD
LG