Ndërlidhjet

Qeveria - mirënjohje OSBE-së


Prishtinë
Prishtinë
Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës "për herë të parë është bërë jashtë organizimit të institucioneve të Serbisë".

"Ky proces është bërë sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e shtetasve që kanë dyshtetësi".

"Zgjedhjet janë menaxhuar me kompetencë nga OSBE-ja dhe për këtë Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje të lartë OSBE-së dhe faktorëve tjerë ndërkombëtarë", thuhet në komunikatën e ekzekutivit kosovar.

Po sipas saj, qytetarët serbë në tërë Kosovën kanë respektuar këtë frymë të organizimit dhe kanë treguar kulturë të lartë politike dhe qasje integruese, sipas standardeve ndërkombëtare.

"Qeveria e Republikës së Kosovës potencon se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në dy komuna të Kosovës është ilegale dhe ato nuk kanë asnjë efekt juridik dhe politik, dhe as legjitimitet demokratik", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG