Ndërlidhjet

logo-print

Partitë greke në pushtet humbin shumicën


Zgjedhjet greke, Athinë, 6 maj, 2012

Zgjedhjet greke, Athinë, 6 maj, 2012

Me pothuaj të gjitha votat e numëruara në zgjedhjet parlamentare të Greqisë, dy partitë qeveritare që mbështesin masat shtrënguese të kursimit e kanë humbur shumicën, duke marrë 32 për qind të votave, apoo 150 ulëse nga 300 sa janë gjithsej.

Shifrat e Ministrisë së Brendshme japin indikacione se partia konservative Demokracia e Re ka fituar 19 për qind të votave, çka e bënë që të jetë në epërsi, por ka rënë në mënyrë drastike që nga zgjedhjet e kaluara.

Partneri i koaliconit, partia socialiste, PASOK, ka pësuar humbje edhe më të madhe, duke përfunduar e treta me 13 për qind të votave.

Humbjet vijnë më mesin e zemërimit të gjerë të publikut për shkak të masave të ashpra të kursimit në vendin e kapluar nga borxhet.

Syriza, një koalicon kundër masave shtrënguese, është renditur e treta me rreth 17 për qind të votave.

Demokracia e Re dhe PASOK do të shikojnë që të riforomjnë koaliconin e tyre, ndërsa Syriza do të kërkojë që të formojë koaliconin e saj kundër masave shtrënguese.
XS
SM
MD
LG