Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Armeni, fiton partia në pushtet


Komisioni Qendror Zgjehdor shpall rezultatet, jerevan, 7 maj, 2012
Komisioni Qendror Zgjehdor shpall rezultatet, jerevan, 7 maj, 2012
Komisioni Zgjedhor i Armenisë tha se nga votat e numëruara deri tash në zgjedhjet parlamentare, Partia Republikane e presidentit Serzh Sarkisian ka fituar rreth 45 për qind të votave.

Komisioni tha se partia e re në këtë vend, Armenia Prosperuese, ka dalë e dyta me rreth 31 për qind.

Blloku opozitar është renditur i treti me më pak se 7 për qind, që është edhe pragu për të hyrë në parlament.

Opozita ka thënë se zgjedhjet janë përcjellë me parregullsi dhe ka paralajmëruar protesta.

Vëzhguesit e OSBE-së ende nuk kanë dale me vlerësimin e tyre për zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG