Ndërlidhjet

logo-print

Putini betohet si president


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Vlladimir Putin betohet sot si president i Rusisë në një ceremoni luksoze që mbahet në Kremlin.

Rreth 3 mijë mysafirë do të marrin pjesë në këtë ngjarje, përfshirë anëtarë të Këshillit të Federatës, deputetët e Dumas shetërore ruse, gjykatësit e gjykatave supreme dhe asaj kushtetuese, dhe mysafirë të tjerë.

Janë ftuar dhe shefat e misioneve të huaja diplomatike, ish kandidatët në zgjedhjet presidenciale dhe personalitetet kryesore kulturore.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në gjashtë kanale televizive dhe ne tri radio duke filluar në ora 11 e 45 sipas kohës lokale në Moskë.

Ceremonia vjen një ditë pasi rreth 20 mijë njerëz demonstruan kundër kthimit të Putinit në presidencë.

Policia arrestoi më shumë se 400 njerëz, duke përfshirë udhëheqësit e opozitës Sergei Udaltsov, Aleksei Navalni dhe Boris Nemcov.

Zyrtarët thonë se të paktën 12 policë u plagosën në konfrontimin me protestuesit.
XS
SM
MD
LG