Ndërlidhjet

Irani ekzekuton 9 të dënuar


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Irani ka ekzekutuar nëntë trafikantë të dënuar të drogës në një burg të Teheranit.

Shtatë nga personat janë varur, pasi që u dënuan në lidhje me konfiskimin e 500 kilogramëve të metamfetaminës në një dërgesë që kishte destinacion Azinë Juglindore.

Mediat iraniane nuk kanë thënë se kur është bërë konfiskimi. Dy persona tjerë janë varur pasi që janë dënuar për posedimin e 420 kilogramëve të drogës së njëjtë.

Së bashku me Kinën, Arabinë Saudite dhe SHBA-stë, Irani, është ndër shtetet që prin për dënimet me vdekje.

Amnesty International ka raportuar se Irani ka ekzekutuar të paktën 360 njerëz në vitin 2011, shumica nga ta, ngarkohej me akuzat për drogë.
XS
SM
MD
LG