Ndërlidhjet

Klinton kritikon Pakistanin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha sot se Pakistani nuk është duke bërë sa duhet për të arrestuar Hafiz Mohamed Saedin, njërin nga personat e dyshuar për organizimin e një sulmi terrorist në vitin 2008 në qytetin indian Mumbai.

Duke folur në qytetin indian të Kalkutës, Klinton tha se Uashingtoni është duke ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e Saedit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë "kërkuar në mënyrë të përsëritur" që Pakistani ta arrestojë personin në fjalë.

Saeed është anëtar dhe themelues i grupit militant Lashkar-e-Taiba.

Në sulmin e vitit 2008 në Mumbai patën vdekur 166 civilë dhe nëntë persona të tjerë, që dyshohej se ishin terroristë.

Autoritete indiane kanë deklaruar se ia kanë dorëzuar pakistanit informacionet për përfshirjen e dyshuar të Saedit në sulm.

Klinton tha gjithashtu se Uashingtoni beson se udhëheqësi i Al-Kaidës Ajman al Zavahiri fshihet në Pakistan.
XS
SM
MD
LG