Ndërlidhjet

OSBE përshëndet përfundimin e qetë të zgjedhjeve


Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, përshëndeti përfundimin e qetë të zgjedhjeve të organizuara nga OSBE, të cilat, iu mundësuan personave me të drejtë vote në Kosovë të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

OSBE i ka dorëzuar kutitë e vulosura të votimit te Komisioni Zgjedhor i Serbisë në qendrat e numërimit në Vranje dhe në Rashkë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, thuhet në një deklaratë të këtij misioni.

“I përgëzoj të gjitha palët për përmbajtjen që treguan, për mundësimin e zhvillimit të qetë të votimeve të mundësuara nga OSBE”, ka thënë Zanier.

"Ky operacion u bë i mundur vetëm për shkak të sjelljes së përgjegjshme të akterëve relevantë politikë dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin e madh të ofruar nga institucionet vendore dhe bashkësia ndërkombëtare, në veçanti policia, KFOR-i dhe EULEX-i," ka deklaruar Zanier.
XS
SM
MD
LG