Ndërlidhjet

Dhjetëra ushtarë të vrarë në Jemen


Pamje arkivi nga Jemeni

Pamje arkivi nga Jemeni

Dhjetëra ushtarë jemenas janë vrarë nga sulmet në dy post-blloqe ushtarake në jug të Jemenit.

Sipas agjencive të lajmeve, bëhet fjalë për 32-40 viktima.

Agjencia Itar Tass raporton për 25 ushtarë të tjerë të arrestuar nga militantët, të cilët besohet se janë anëtarë të degës së Al Kaidës në Jemen.

Sulmet kanë ndodhur pranë qytetit Zinxhibar, të cilin militantët e kanë nën kontroll nga maji i vitit të kaluar.

Ato vijnë një ditë pas vrasjes në Jemen të një lideri të Al Kaidës, Fahd al-Kuso, i cili kërkohej në lidhje me sulmet e vitit 2000 në anijen e marinës amerikane “USS Cole”, në portin Aden të Jemenit.
XS
SM
MD
LG