Ndërlidhjet

Berlini - S’ka rishikim të paktit fiskal


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Gjermanisë ka përjashtuar rishikimin e paktit të ri fiskal të BE-së, pavarësisht thirrjeve për ndryshim të marrëveshjes nga presidenti i zgjedhur i Francës, Fransua Holland.

Zëdhënësi Shtefen Sajbert ka thënë se “rinegocimi i paktit nuk është i mundur”.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e re në Greqi duhet t’i përmbahet paketës së reformave, e cila është pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për ndihma.

Dy partitë që kanë mbështetur masat shtërnguese në Greqi, si kusht për ndihma ndërkombëtare, kanë humbur shumicën në parlamentin grek, pas zgjedhjeve të së dielës.

Zgjedhjet në Greqi dhe Francë kanë rritur shqetësimet për aftësinë e Eurozonës për të përballuar krizën e borxheve.

Udhëheqësi socialist i Francës, Fransua Holland, ka thënë se do që të rishqyrtojë marrëvehsjen fiskale, që kanë përqafuar krerët evropianë në muajin mars.

Marrëveshja synon forcimin e disiplinës fiskale në bllok.
XS
SM
MD
LG