Ndërlidhjet

logo-print

Vajza e Timoshenkos takon ministren gjermane


Eugenia Timoshenko - vajza e ish-kryeministres ukrainase.

Eugenia Timoshenko - vajza e ish-kryeministres ukrainase.

Ministrja gjermane e Drejtësisë ka takuar vajzën e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.

Burimet zyrtare thonë se Eugenia Timoshenko ka pasur takim privat me ministren Zabine Lojtojser Shnaerenberger të hënën, për të diskutuar rastin e nënës së saj të burgosur.

Takimi ka ndodhur në mesin e shqetësimeve në rritje për shëndetin e Timoshenkos, e cila, në javët e fundit, ka qenë në grevë urie, pasi dyshohet se është rrahur nga rojet e burgut.

Timoshenko po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve të detyrës zyrtare.

Gjermania është ofruar të ndihmojë në trajtimin e shëndetit të saj.

Zyrtarët thonë se kancelarja Angela Merkel nuk ka plane të takojë Eugenia Timoshenkon, por thonë se udhëheqësja gjermane po përcjell nga afër rastin e ish-kryeministres ukrainase.

Mbështetësit e Timoshenkos thonë se ajo është viktimë e hakmarrjes nga kundërshtarët e saj politikë.
XS
SM
MD
LG