Ndërlidhjet

Thaçi: S'do të ketë këmbim territoresh


Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë këmbime të territoreve dhe nuk do të ketë autonomi speciale në pjesën veriore të Kosovës.

Duke folur për revistën Time, ai ka thënë se "kohërat e luftërave në Kosovë dhe në Ballkan kanë perënduar".

"E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si një vend i pavarur, por me kufij të hapur dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka thënë kreu i ekzekutivit, duke tërhequr vërejtjen se ndryshimi i kufijve do të kishte efekte zinxhirore.

"Nëse dikush në Bruksel ka dalë me këtë ide për ndryshim të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë ose në vendet fqinje. Do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekte të paktën gjashtë shtete. Secili shtet në rajon e ka nga një Mitrovicë të vogël brenda", ka thënë mes tjerash kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG