Ndërlidhjet

Komisioni Evropian pret që Greqia të vazhdojë me zbatimin e reformave dhe obligimeve të marra, pasi dy partitë që kanë mbështetur masat e ashpra të kursimit, kanë humbur shumicën në Parlamentin grek.

“Komisioni pret që qeveria e ardhshme greke të respektojë obligimet në kuadër të programit të ndihmës dhe është i gatshëm të ndihmojë Athinën në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkild-Hansen.

Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, dy partitë udhëheqëse, të cilat kanë përkrahur masat e kursimit – PASOK-u dhe Demokracia e Re – nuk e kanë më shumicën absolute në parlament.

Greqia varet nga miliarda euro të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të luftuar krizën e saj të borxheve.

Ajo duhet të zbatojë edhe më shumë masa shtrënguese muajin e ardhshëm, nëse do që të marrë më shumë para.
XS
SM
MD
LG