Ndërlidhjet

Fyle në Maqedoni: Reformat të zbatohen


Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe komisioneri evropian për zgjerim, Shtefan Fyle

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe komisioneri evropian për zgjerim, Shtefan Fyle

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe komisioneri evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, të hënën në Shkup kanë vazhduar dialogun inkuadrues në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, që filloi në mars të këtij viti.

Fyle, me këtë rast ka theksuar se kryesisht është i kënaqur sa i përket përmbushjes së obligimeve të përcaktuara nga takimi i para dy muajve.

Me një fjalë mund të them se jam i kënaqur nga reformat e realizuara deri në këtë fazë, por tani mbetet faza e implementimit të tyre në praktikë. Prandaj, në këtë drejtim pres angazhimin e plotë të vendit tuaj, që të plotësohet të gjitha reformat të cilat kërkohen në pesë pikat e hartuara më herët dhe avancimi i në sferat e lirive dhe të drejtat e shprehjes së lirë të mediave, reformat zgjedhore, efikasiteti në krijimin e gjyqësie të pavarur dhe pikat tjera janë dhe kërkojnë edhe implementim praktik me qëllim të avancimit të rrugës suaj drejt integrimit të plotë në BE”, tha Fyle.

Ai ritheksoi rëndësinë e dialogut të lartë politik mes Brukselit dhe Shkupit.

Shkupi është qyteti i vetëm të cilin brenda një viti do ta vizitoj tre herë, dhe kjo dëshmon seriozitetin e dialogut paraqasës mes Maqedonisë dhe BE-së”, tha Fyle, duke theksuar se udhërrefyesi duhet të shihet si një proces që pëson ndryshime gjatë përmbushjes së kritereve.

Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, ka shprehur seriozitetin me të cilin i qaset Qeveria e Maqedonisë përmbushjes së obligimeve të caktuara nga BE-ja.

Gruevski tha se tani diskutohet për çështje nga dy kapituj më të ndjeshëm, që përfshin lirinë e shprehjes, ekonominë e tregut, raportet ndëretnike pas zhvillimeve të fundit, si dhe rendësin e Marrëveshjes së Ohrit.

Duke komentuar zgjedhjet në Greqi, kryeministri i Maqedonisë tha se pret që sa më parë të formohet qeveria e re greke me ç’rast do të përshpejtohej dhe procesi i negociatave mes dy vendeve fqinje.

Ne jemi tërësisht të vetëdijshëm se Maqedonia nuk mori ftesë për anëtrësim në NATO, si dhe nuk iu caktua datë për fillimin e negociatave me BE-në sepse Greqia nuk e lejon një gjë të tillë, dhe jo pse nuk ka realizuar reformat”, tha kryeministri Gruevski.

Ai nënvizoi se në pjesën e reformave, Maqedonia është më përpara nga statusi që e ka.

Aktivitete e fundit me dialogun e lartë me Brukselin, vendin do ta çojnë akoma më përpara dhe dukshëm do ta shkurtojnë kohën e negociatave kur do të vijë koha për atë", ka thënë Gruevski, duke u shprehur optimist, se me formimin e qeveris së re greke, do marrë shtytje procesi.

Ndryshe, Shtefan Fyle është takuar dhe deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, Komisionin për Politikë të Jashtme, kryeparlamentarin Trajko Veljanovski, si dhe zëvendëskryeministren e angazhuar për çështje të integrimeve, Teuta Arifi.
XS
SM
MD
LG