Ndërlidhjet

Itali - qëllohet kreu i kompanisë bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Kreu i një kompanie italiane të energjisë bërthamore është plagosur në këmbë nga dy sulmues me motoçikleta.

Roberto Adinolfi, shefi ekzekutiv i kompanisë “Ansaldo Energia”, është qëlluar jashtë shtëpisë së tij në Gjenovë dhe është shtruar në spital në gjendje stabile.

Autoritetet thonë se janë duke hetuar nëse sulmi është kryer nga anarkistë, të cilët kanë një prezencë të fuqishme në Gjenovë.

“Ansaldo Energia” ka kontrata për të ndërtuar centrale bërthamore në Kinë, Rumani dhe Sllovaki.
XS
SM
MD
LG