Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Armeni të qeta, por me mangësi


Tabela e rezultateve preliminare në Armeni.
Tabela e rezultateve preliminare në Armeni.
Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thonë se zgjedhjet parlamentare në Armeni kanë qenë kryesisht të qeta – edhe pse "disa mangësi në procesin demokratik kanë minuar besimin në votime".

“Derisa liritë e tubimit dhe të shprehjes janë respektuar në fushatë, votimet kanë vuajtur nga mungesa e përgjithshme e besimit në integritetin e procesit midis partive politike dhe publikut të përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Rezultatet preliminare tregojnë se partia qeverisëse e presidentit Serzh Sarkisian ka fituar shumicën, duke siguruar afro 45 për qind të votave.

Partneri në koalicionin qeverisës – Partia për Armeninë Prosperuese – ka përfunduar i dyti me 31 për qind të votave, ndërsa blloku opozitar, Kongresi Armen Kombëtar, ka fituar mbi 7 për qind të votave, të nevojshme për të hyrë në parlament.
XS
SM
MD
LG