Ndërlidhjet

U prehen kokat dy ushtarëve pakistanezë


Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani

Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani

Militantët u kanë prerë kokat dy ushtarëve pakistanezë në një rajon fisnor të Pakistanit.

Kryengritësit kanë kapur ushtarët pas sulmit në një postbllok të forcave të sigurisë në Miranshah, ku kanë humbur jetën edhe nëntë ushtarë të tjerë.

Në përgjigje të sulmit, zyrtarët thonë se helikopterët e ushtrisë kanë bombarduar strehimet e dyshuara të militantëve në Miranshah, si dhe kanë bastisur tre shtëpi dhe një xhami.

Tre civilë raportohet të jenë vrarë, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur në sulme. Mbetet e paqartë se sa militantë kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG