Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani ia del edhe pa trupat franceze


Harta e Afganistanit

Harta e Afganistanit

Qeveria e Afganistanit thotë se forcat e saj të sigurisë janë të gatshme të përmbushin vakumin e shkaktuar nga tërheqja eventuale e trupave franceze.

Deklarata vjen pasi presidenti i zgjedhur i Francës, Fransua Holland, është zotuar se do të tërheqë ushtarët francezë nga shteti afgan në fund të këtij viti.

Tërheqja e tillë do t’i jepte fund rolit ushtarak të Francës dy vjet më herët se afati zyrtar i NATO-s që është viti 2014.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Muhamed Zahir Azimi, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se forcat afgane do të përmbushnin “lehtësisht” çdo vakum.

Holland ka thënë se do ta ngrejë çështjen me udhëheqësit e NATO-s kur të takohen në samitin e Çikagos më 20-21 maj.
XS
SM
MD
LG