Ndërlidhjet

Në Kosovë më shumë vota për koalicionin e Daçiqit


Mitrovicë, 6 maj 2012.
Mitrovicë, 6 maj 2012.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka bërë të ditur se për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të këtij vendi në Kosovë, kanë votuar 30.13 për qind e qytetarëve serbë me të drejtë vote.

Sipas burimit të njëjtë, me 93.3 për qind të votave të numëruara nga 90 vendvotime në Kosovë, më shumë vota ka marrë koalicioni që udhëheq Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit – 20.43 për qind.

E dyta radhitet Partia Demokratike e Boris Tadiqit, me 19.9 për qind të votave, ndërsa pas saj është Partia Progresive Serbe me 19.79 për qind të tyre.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë i ka organizuar OSBE-ja. Të drejtë vote kanë pasur rreth 109 mijë serbë.
XS
SM
MD
LG