Ndërlidhjet

logo-print
Të paktën shtatë civilë janë vrarë të hënën në Siri, në ditën kur ky vend po mban zgjedhjet parlamentare.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, tri viktima janë regjistruar në një fshat në lindje të vendit, nga një në Hama dhe Homs, ndërsa dy të tjera në pjesën qendrore.

Zgjedhjet e sotme, të cilat nga presidenti sirian, Bashar al-Asad, konsiderohen si shumëpartiake, janë pjesë e një kompromisi për reforma politike, që ka nisur si kundërpërgjigje ndaj kryengritjes anti-regjim.

Opozita i ka bojkotuar zgjedhjet, duke thënë se "i shërbejnë vetëm sundimit autokratik të Asadit".

Protestat kundër regjimit në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në më shumë se një vit trazira.
XS
SM
MD
LG