Ndërlidhjet

Obama dhe Holland takohen më 18 maj


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur të Francës, Fransua Holland, ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të zhvillojë bisedime dypalëshe me kryetarin e ri francez më 18 maj.

Pierr Moskovici ka thënë se takimi do të ndodhë herët në mëngjes, para nisjes së samitit të G8-ës në Kemp Dejvid.

Obama ka qenë njëri nga udhëheqësit e parë që i ka telefonuar Hollandit për t’i uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Njëra nga temat e bisedimeve të tyre pritet të jetë koha e tërheqjes së trupave të koalicionit të NATO-s nga Afganistani.

Holland është zotuar se do t’i tërheqë ushtarët francezë në fund të këtij viti – para afatit të paraparë në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG