Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Serbia të përmirësojë procesin zgjedhor


Logo e OSBE-së

Logo e OSBE-së

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi kanë kaluar pa probleme të mëdha, porse vendi duhet të përmirësojë transparencën e procesit të tij zgjedhor dhe mbulimin e mediave, ka thënë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

“Zgjedhjet në Serbi janë zhvilluar në një mjedis të hapur dhe konkurrues, por përpjekjet shtesë janë të nevojshme për të përmirësuar transparencën e procesit zgjedhor dhe funksionimin e mediave”, transmeton DPA deklaratën.

Serbia, më 6 maj, ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale. Në Kosovë, nën organizimin e OSBE-së, janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale për qytetarët serbë me të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG