Ndërlidhjet

logo-print

Putini për "lidhje më të ngushta" me SHBA-në


Obama & Putin - foto arkivi

Obama & Putin - foto arkivi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin, sipas të cilit, Rusia kërkon lidhje më të ngushta me Shtetet e Bashkuara, porse nuk do të lejojë ndërhyrjen në punët e saj.

Dekreti për caktimin e prioriteteve të politikës së jashtme, po ashtu thotë se Moska do “garanci të qëndrueshme” se mbrojtja raketore e Shteteve të Bashkuara nuk ka qëllime anti-ruse.

Dekreti thotë se Rusia synon të sjellë bashkëpunimin me Uashingtonin “në një nivel të vërtetë strategjik”, por “marrëdhëniet duhet të bazohen në respekt të ndërsjellë”.

Ai po ashtu udhëzon Ministrinë e Jashtme “të ndihmojë në mënyrë aktive” Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut që të zhvillohen si shtete të pavarura.

Dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë kanë deklaruar pavarësinë pas luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në vitin 2008.

Putini ka bërë të hënën betimin për mandatin e tretë presidencial. Ai ka shërbyer si president edhe në periudhën 2000-2008. Në katër vjetët e fundit ka qenë kryeministër i Rusisë.
XS
SM
MD
LG