Ndërlidhjet

Çen i shqetësuar për sigurinë e nipit


Disidenti i verbër kinez, Çen Guançeng.
Disidenti i verbër kinez, Çen Guançeng.
Disidenti i verbër kinez, Çen Guançeng, i ka thënë Zërit të Amerikës se është i shqetësuar për sigurinë e nipit të tij, të arrestuar nga autoritetet lokale, pasi Çen ka ikur nga arresti shtëpiak muajin e kaluar.

Çen tha se “banditët me shkopinj druri kanë shkuar në shtëpinë e nipit të tij, Çen Kegui, dhe e kanë rrahur atë pa mëshirë”.

Zëvendëskomisari i Qendrës së Paraburgimit Politik në Jinan, Li Zhongsheng, i tha VOA-s se ai nuk është në dijeni për rastin.

Çen Guangçeng është në një spital të Pekinit, derisa autoritetet kineze dhe amerikane të finalizojnë marrëveshjen që i lejon atij të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me familjen, për të ndjekur studimet.
XS
SM
MD
LG