Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Siri – “mashtrim”


Damask, 7 maj 2012.

Damask, 7 maj 2012.

Grupet opozitare në Siri i kanë cilësuar zgjedhjet parlamentare në këtë vend si “mashtrim dhe fyerje të procesit demokratik".

Vëzhguesit e zgjedhjeve kanë kontestuar pretendimet e zyrtarëve të presidentit Bashar al-Asad për pjesëmarrje të lartë në votimet e së hënës.

Raportet e fundit për dhunë nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur, por ato flasin për përleshje vdekjeprurëse në Hama dhe Idlib.

Kryengritësit sirianë duan largimin nga pushteti të presidentit Asad. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG