Ndërlidhjet

Princi Heri nderohet për aktivitetet e bamirësisë


Princi Heri është edhe pilot i helikopterëve Apaç.
Princi Heri është edhe pilot i helikopterëve Apaç.
Princi Heri i Britanisë ka pranuar një çmim humanitar në Uashington, për aktivitetet e tij bamirëse në emër të ushtarëve të plagosur.

Princi 27-vjeçar ka pranuar Çmimin për Shërbime Humanitare nga Këshilli Atlantik – organizata që promovon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Laureati i fundit i këtij çmimi ishte këngëtari i grupit U2 dhe aktivisti Bono.

Heri është nipi i Mbretëreshës Elizabetë dhe i treti në radhë për të marrë drejtimin e fronit.

Ai është kapiten dhe pilot i helikopterëve Apaç në ushtrinë britanike.
XS
SM
MD
LG