Ndërlidhjet

CIA shkatërron komplotin terrorist


Nigeriani Umar Farik Abdulmutallab, kishte bërë përpjekje për të rrëzuar avionin e pasagjerëve mbi Detroit, si këto në foto, më 2009.
Nigeriani Umar Farik Abdulmutallab, kishte bërë përpjekje për të rrëzuar avionin e pasagjerëve mbi Detroit, si këto në foto, më 2009.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka shkatërruar së fundmi komplotin e degës së Al Kaidës në Jemen, për të hedhur në erë një aeroplan të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se bomba që është kapur ka qenë e ngjashme me atë të nigerianit Umar Farik Abdulmutallab, i cili ka bërë përpjekje të dështuara për të rrëzuar avionin e pasagjerëve mbi Detroit, më 25 dhjetor të 2009-ës.

Në deklaratën e shkruar, Byroja Federale e Hetimeve thotë se posedon pajisjen, e kapur jashtë vendit. Deklarata po ashtu thotë se FBI-ja po kryen analizat teknike të saj.

Analizat fillestare tregojnë se pajisja është shumë e ngjashme me ato që janë përdorur më herët nga Al Kaida në Gadishullin Arabik, gjatë përpjekjeve për sulme terroriste”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejtllin Hajden, tha se presidenti Barak Obama është njoftuar në lidhje me komplotin në muajin prill.

Ai është siguruar se pajisja nuk ka paraqitur rrezik për publikun”, ka thënë Hajden.

Në një konferencë për gazetarë në Pentagon, sekretari amerikan i mbrotjes, Leon Paneta, ka thënë se incidenti vë në pah se SHBA duhet të mbetet syçelë ndaj atyre sulmeve eventuale.

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në një numër të operacioneve për të kërkuar Al Kaidën dhe aleatët e tyre militantë ose terroristë, që do të përpiqen që të sulmojnë SHBA-të. Ky incident e bën të qartë se ky vend duhet të vazhdojë të jetë syçelë kundër atyre që duan ta sulmojnë vendin”, tha Paneta.

Ndërkaq, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka thënë se komploti është një rikujtim se duhet mbetur vigjilentë në mbrojtjen e SHBA-së, por edhe kombeve tjera mike.

Pajisja nuk duket se përbën kërcënim për shërbimin publik ajror, por vetë komploti tregon se këta terroristë vazhdojnë të bëjnë përpjekje që të sajojnë sa më shumë rrugë të çoroditura dhe të tmerrshme për të vrarë njerëz të pafajshëm”, ka thënë Klinton.

Aagjencia e lajmeve, Associated Press, thotë se komploti është shkatërruar në javën e kaluar, por Shtëpia e Bardhë dhe CIA kanë kërkuar që të mos publikohet lajmi menjëherë, për shkak se edhe më tej, zhvillohej operacioni i zbulimit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bomba e kapur, ka qenë e projektuar të përdoret në të brendshmet e pasagjerit, por ka pasur sistem të ri dhe të rafinuar të shpërthimit.

FBI po heton nëse pajisja ka mundur të kalojë përmes sigurisë në aeroport.
Zyrtarët amerikane thanë se sulmuesi, që do të kryente vetëvrasje, me seli në Jemen, ende nuk kishte përzgjedhur shënjestrën, dhe nuk kishte blerë biletë, kur është ndalur nga CIA dhe i është konfiskuar bomba.

Zyrtarët amerikanë të kundër-terrorizmit dyshojnë se pajisja e re është punë e “krijuesit të bombave”, Ibrahim Hasan al-Asiri.

Po, që se është e vërtetë, kjo do të jetë hera e tretë, që Al Asiri projekton një bombë kundër caqeve amerikane.

Ai njihet se ka projektuar për here të pare “bombën e të “brendshmeve” dhe dy pasjisje tjera që Al Kaida i ka vendosur në ngjyrën për printer dhe i ka dërguar me aeroplan në SHBA në vitin 2010.

Operacioni i CIA-s është zhvilluar derisa Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti për Siguri Kombëtare u kanë ofruar siguri amerikanëve se “në prag të përvjetorit të vrasjes së Osama Bin Ladenit, ata nuk janë në dijeni për ndonjë komplot terrorist kundër Shteteve të Bashkuara”.

Nuk kemi asnjë informacion të besueshëm se organizatat terroriste, përfshirë Al Kaidën, po bëjnë komplote kundër SHBA-së, që do të përkonin me përvjetorin e vdekjes së Bin Ladenit”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, në konferencën për media më 26 prill.

Edhe Departamenti për Sigurinë Kimbëtare ka thënë më një maj se nuk ka “indikacione të ndonjë kërcënimi specifik, ose komplot kundër SHBA-së, që do të lidhej me njëvjetorin e vdekjes së bin Ladenit.

Kryeterroristi Osama Bin Laden është vrarë më 2 maj të vitit të kaluar, në një aksion të forcave të SHBA-së në Abotabad të Pakistanit. (v.t&a.i)
XS
SM
MD
LG