Ndërlidhjet

Dështon koalicioni në Greqi


Greqi...
Greqi...
Kreu i partisë greke “Demokracia e Re”, e cila ka dalë në vendin e parë në zgjedhjet e së dielës, tha se përpjekjet e tij për të formuar koalicionin qeveritar, kanë dështuar.

Antonis Samaras ka dështuar të bindë partitë që kundërshtojnë marrëveshjet për ndihma me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky zhvillim nënkupton se partia majtiste “Syriza”, e cila ka dalë e treta në zgjedhje dhe kundërshton masat ekonomike shtrënguese – ngarkohet për formimin e qeverisë.

Kreu i “Syriza”-as, Aleksis Tsipras, do të thirret nga presidenti Karlos Papoulias të martën dhe do t’i jepen tre ditë kohë për të formuar koalicionin.

Tsipras ka thënë se do të përpiqet të formojë një koalicion të krahut të majtë për të refuzuar “masat barbare” të marrëveshjes për ndihma.

Greqia duhet të zbatojë një sërë masash shtrënguese, të cilat janë pjesë e detyrimeve që ka marrë në këmbim të paketave evropiane të ndihmës, për të luftuar krizën e borxheve.(v.t.)
XS
SM
MD
LG