Ndërlidhjet

logo-print

Santorum konfirmon mbështetjen për Romnin


Rik Santorum

Rik Santorum

Ish-garuesi republikan për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Rik Santorum, ka konfirmuar mbështetjen e tij për rivalin e dikurshëm, Mit Romni.

“Ne të dy jemi pajtuar se presidenti Obama duhet mposhtur”, ka thënë Santorum.

Ai ka lënë garën muajin e kaluar, pas fitoreve në disa shtete, por dështimeve për të arritur Romnin.

Në një e-mail dërguar mbështetësve të tij, Santorum ka thënë se “mposhtja e Obamës kërkon që të gjithë republikanët të mbështesin të emëruarin e partisë”.

“Guvernatori Romni do të jetë ai i emëruar dhe ai ka miratimin dhe mbështetjen time për t’i fituar këto zgjedhje të rëndësishme për jetën tonë”, ka thënë Santorum.

Gjatë fushatës, në një moment, Santorum e ka cilësuar Romnin si “republikanin më të keq në vend” për të sfiduar Obamën.
XS
SM
MD
LG