Ndërlidhjet

Ambasadori i SHBA-së në Pakistan do të largohet


Ambasadori i SHBA-së në Pakistan, Kameron Manter.
Ambasadori i SHBA-së në Pakistan, Kameron Manter.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Pakistan planifikon të japë dorëheqje nga posti.

Kameron Manter është betuar në këtë detyrë në tetor të 2010-ës dhe ka shërbyer në Islamabad në kohën e tensionimit të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Pakistanit.

Një zyrtar amerikan i ka thënë AFP-së se Manter “vazhdon të ketë marrëdhënie të mira edhe me Qeverinë e Pakistanit, edhe me atë të SHBA-së” dhe se ky është vendim i tiji.

Po ashtu mësohet se nuk ka pakënaqësi me punën e tij as nga Uashingtoni, as nga Islamabadi.

Reuters thotë se Shtëpia e Bardhë po shqyrton Riçard Olsonin, i cli mbikëqyr aktivitetet ekonomike të SHBA-së në Afganistan, si mundësi për të pasuar Manterin.
XS
SM
MD
LG