Një ekip hulumtuesish britanikë, që studion kafshët në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, ka konstatuar se kuajt më të hershëm që janë zbutur, kanë qenë në “stepet e pjesës perëndimore të Euroazisë” – një hapësirë që tani ndahet nga Kazakistani, jugperëndimi i Rusisë dhe Ukraina.
Studimi 16-vjeçar ka përfshirë mbledhjen e mostrave gjenetike nga më shumë se 300 kuaj në Rusi, Kinë, Ukrainë, Kazakistan, Kirgizi, Mongoli dhe Lituani.
Rezultatet sugjerojnë se larmia e gjerë e kuajve të sotëm mund të shpjegohet me shumëzimin e shpeshtë të pelave të egra – që mbaheshin nga barinjtë në stepet e pjesës perëndimore të Euroazisë – me kuaj shtëpiakë.
Rezultatet e studimit janë publikuar gjatë punimeve të Akademisë Kombëtare të Shkencave.