Ndërlidhjet

Obama e Rasmusen do të diskutojnë Samitin e Çikagos


Foto arkivi

Foto arkivi

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të presë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në Zyrën Ovale më 9 maj.

“Dy udhëheqësit do të diskutojnë përgatitjet finale për Samitin e Çikagos, nikoqir i të cilit do të jetë presidenti, më 20-21 maj”, thuhet në deklaratë.

Agjendën e takimit pritet ta dominojë çështja e Afganistanit, përkatësisht detajet rreth tërheqjes ushtarake të NATO-s në vitin 2014.

Rreth 130,000 ushtarë të huaj, shumica nga shtetet anëtare të NATO-s, po luftojnë talibanët në këtë vend, së bashku me rreth 350,000 forca afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG