Ndërlidhjet

Kina dëbon gazetaren e Al Xhazirës


Logo e Al Xhazirës
Logo e Al Xhazirës
Shërbimi në gjuhën angleze i rrjetit pan-arab Al Xhazira ka njoftuar se ka mbyllur byronë në Pekin, pasi autoritetet kineze kanë refuzuar t’i vazhdojnë korrespondentës së tij vizën dhe akreditimin.

Melisa Çen ka qenë korrespondente e Al Xhazirës nga Kina që në vitin 2007. Asnjë arsye nuk është dhënë për dëbimin e saj.

Al Xhazira ka thënë se do të vazhdojë t’iu kërkojë autoriteteve kineze lejet e nevojshme për punë, në mënyrë që korrespondentët e saj të mund të raportojnë nga ky vend.

Autoritetet kineze nuk i janë përgjigjur kërkesës për komente nga Associated Press.
XS
SM
MD
LG