Ndërlidhjet



"Reuters"


Pasqyra e ngritjes dhe rënies së partive të së djathtës ekstreme në Evropë:

Greqi – Agimi i Artë, parti politike e së djathtës ekstreme, ka fituar 7 për qind, në zgjedhjet e së dielës, duke u zotuar për dëbimin e migrantëve të ligjshëm dhe të paligjshëm. Partia mban një flamur me një simbol të lashtë grek, që i ngjan svastikës naziste. Në zgjedhjet e kaluara kjo parti kishte fituar vetëm 0.2 për qind.

Lideri i kësaj partie, Nikolaos Mihaloliakos, ka mohuar të jetë neo-nazist, ndonëse ka përshëndetur të pranishmit e një tubimi në Athinë vitin që shkoi me përshëndetje naziste.

Marinë Le Pen

Marinë Le Pen



Francë – Liderja e së djathtës ekstreme, Marinë Le Pen, fitoi 17.9 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale muajin që shkoi, duke u bazuar në platformën anti-migracion dhe tatime të larta në import.



Holandë – Gert Uilders nga Partia e Lirisë, një grup anti-islamik që kundërshton masat e shpëtimit në euorozonë, e ka mbajtur gjallë në 18 muajt e fundit koalicionin qeverisës.

Në këmbim për mbështetjen e Uildersit, qeveria propozoi ndalimin e përdorimit të mbulesës islamike dhe shtëtësinë e dyfishtë. Me rënien e qeverisë muajin që shkoi, gjasët për miratimin e këtyre propozimeve janë të zbedhta. Zgjedhjet e reja pritet të mbahen në shtator.

Austri – Pakënaqësia me pushtetin e koalicionit të social demokratëve dhe konzervativëve ka bërë që Partia e Lirisë e së djathtës ekstreme të radhitet e para në disa sondazhe – e dyta në disa të tjera – duke u bërë kështu candidate potenciale për të hyrë në qeveri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në tetor të 2010-ës, kjo parti fitoi çerekun e votave në zgjedhjet lokale në Vjenë, pas thirrjeve për ndalimin e mbulesave islamike dhe për ndërprerjen e ndërtimit të xhamive.

Anders Behring Breivik

Anders Behring Breivik

Norvegji – Më 2009, Partia e Përparimit që kundërshton emigracionin ka arritur të fitojë 23 për qind në zgjedhjet kombëtare. Por, pozicioni i saj është dëmtuar nga skandalet seksuale, moskokëçarjet fiskale dhe nga Anders Behring Breivik, ish anëtar i kësaj partie, i cili në korrik të vitit të kaluar vrau 77 persona.


Në zgjedhjet lokale të vjeshtës së kaluar, kjo strukturë politike arriti të fitojë vetëm 11.4 për qind.

Zvicër – Partia e Popullit në Zvicër, e së djathtës ekstreme, e ka transformuar vetveten nga një parti e vogël rurale në grupin më të madh politik në Zvicër, duke bërë fushatë agresive kundër emigracionit dhe anëtarësimit në BE.


Danimarkë – Gjatë një dekade të qeverisjes nga qeveria liberal-konzervative e pakicës, e cila mbështetej nga Partia anti-emigracion e Popullit, Danimarka ka miratuar disa nga kufizimet më të ashpra në Evropë mbi emigrantët, posaçërisht në fushën e bashkimit familjar.

Faqja zyrtare e Vlams Belang

Faqja zyrtare e Vlams Belang

Belgjikë – Partia separatiste flamane, Vlams Belang, e cila parapëlqen kufizime strikte mbi emigracionin, fitoi 7.6 për qind të votave më 2010, një rënie nga zgjedhjet e vitit 2007, kur pati fituar 12 për qind të votave.

Suedi – Demokratët në Suedi, kryesisht me politikë anti-emigracion, kanë hyrë në parlament për herë të parë në vitin 2010, me 5.7 për qind të votave.

Britani – Partia Kombëtare Britanike anti-emigracion ka arritur në titujt kryesorë të gazetave në vitin 2009, kur fitoi 6.3 për qind të votave, ndonëse në zgjedhjet lokale të javës së kaluar, ka humbur 10 nga 12 vende në këshillat bashkiakë që mbante prej atëherë. (a.v.)
XS
SM
MD
LG